PGD- Diagnoza Gjenetike Para Implantimit

PGD- Diagnoza Gjenetike Para Implantimit

PGD është një procedurë që lejon identifikimin e anomalive gjenetike në embrionet e krijuara nëpërmjet fekondimit in vitro, përpara se këto embrione të transferohen në mitrën e gruas.

Nga embrioni shkëputen qeliza, të cilat i nënshtrohen një analizë të hollësishme gjenetike.

Kjo analizë bëhet në rastin kur prindërt janë të ekspozuar ndaj një patologjie gjenetike, për shëmbull Fibroza Cistike, Talasemia etj. Në këtë mënyrë transferohen në mitrën e gruas vetëm embrionet e shëndetshme pa anomali gjenetike.