04 Jan PGT
Testi gjenetik para implantimit është procesi i identifikimit të embrioneve anormale dhe transferimi i embrioneve të shëndetshëm në mitrën e gruas.
Duke identifikuar dhe selektuar embrionet e shëndetshëm gjenetikisht, çiftet kanë më shumë mundësi për të arritur një shtatzëni.
PGT i vjen në ndihmë kryesisht çifteve të cilët kanë anomali kromozomale të trashëguara nga paraardhësit e tyre dhe i siguron ata që këto anomali të mos i kenë fëmijët e tyre. Gjatë kësaj procedure , në laboratorin e fekondimit të asistuar merren disa qeliza nga embrionet në ditën e pestë të zhvillimit të tyre për tu analizuar më tej gjenoma e tij.
Pas rezultatit të analizës gjentike kryhet edhe transferimi i embrioneve të shëndetshëm.
Për më tepër informacione ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar dhe për të takuar mjekun specialist.