PILULA E EMERGJENCES.

PILULA E EMERGJENCES.

Pilula e emergjencës është një medikament që përdoret për parandalimin e shtatzënisë pas një marrëdhënieje seksuale të pambrojtur.

Kjo pilulë duhet marrë sa më parë dhe është e efektshme vetëm nëqoftëse merret brenda 5 ditëve të para pas kontaktit.
Ajo nuk mund të ndërpresë një shtatzëni që ka filluar më herët, pra nuk mund të përdoret si medikament aborti.
Pilula e emergjencës nuk duhet përdorur absolutisht si zvendësuese e metodave kontraceptive.
Efektet anësore nga përdorimi i saj janë të zakonshme, të ngjashme me ato të tabletave kontraceptive.