PILULAT KONTRACEPTIVE DHE CIKLI MENSTRUAL

PILULAT KONTRACEPTIVE DHE CIKLI MENSTRUAL

Pilulat kontraceptive mund tu vijnë në ndihmë grave të cilat kanë cikël menstrual të çrregullt.
Pilulat tradicionale kanë në përmbajtje estrogjen dhe progestinë, të cilat janë të ngjashme me hormonet që prodhojnë ovaret.

Përdorimi i pilulave konsiston në marrjen e pilulave aktive për tre javë rresht dhe pas një jave nuk përdoren pilulat, ku është edhe java kur vijnë menstruacionet.
Metodat e reja lejojnë gruan të përdorë kokrrat kontraceptive duke u bazuar në mënyrën e jetesës që i përshtatet më shumë.

Disa produkte kanë 24 pilula aktive dhe 4 inaktive, duke e bërë ciklin menstrual më të shkurtër.
Ndërsa metodat të tjera konsistojnë në marrjen e pilulave çdo ditë gjatë 3 muajve dhe më pas bëhet ndërprerja e tyre, pra kështu periodat vijnë vetëm katër herë në vit.
Këto metoda ndihmojnë gruan për të patur në kontroll ciklin menstrual dhe për ta përshtatur atë me stilin e jetesës.