Pirja e duhanit nga nëna gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë fertilitetin e fëmijës në të ardhmen

Pirja e duhanit nga nëna gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë fertilitetin e fëmijës në të ardhmen

  • Të gjithë e dimë se duhanpirja gjatë shtatzënisë është e dëmshme si për nënën dhe për fëmijën që është duke u rritur brenda saj. Dhe kjo sigurisht nuk është diçka e re, por në studime të fundit tregohet se tek nënat që pijnë duhan ndodh dëmtimi i spermës në rastin kur  embrioni në rritje brenda tyre është mashkull dhe dëmtimi i vezëve kur është femër.
  • Një studim i kryer në Universitetin Spitalor të Kopenhagenit (Danimarkë) doli në përfundimin se numri i qelizave në vezoret ose në testikujt e embrioneve të rritur nga nëna duhanpirëse ishte 55 përqind më i ulët krahasuar me embrione të paekspozuar ndaj duhanit. Dëmet më të mëdha ishin shkaktuar në nënat që konsumonin më tepër duhan.
  • Sipas autorëve nuk është akoma plotësisht e qartë nëse ulja e numrit të qelizave (riprodhuese dhe somatike) është e përhershme apo mundet të kompesohet më vonë gjatë jetës.