Plazhi dhe nëna shtatzënë

Plazhi dhe nëna shtatzënë

Qëndrimi në plazh mund t’ju falë ndjesinë e rehatisë dhe shplodhjes dhe përsa kohë që respektoni disa rregulla sigurie, nuk përbën problem për femijën.

Gjatë shtatzënisë mund të ndjeni të nevojshme të pushoni dhe të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen.

Gjithashtu mund të bëni ecje përgjatë vijës bregdetare për tu ndjerë më e shëndetshme dhe plot energji, mund të lexoni libra apo të dëgjoni muzikë dhe të kryeni aktivitete të tjera argëtuese.

Pavarësisht se është i sigurtë qëndrimi në plazh kini parasysh se:

-Duhet të përdorni kremin mbrojtës ndaj rrezeve të diellit

-Duhet të keni kujdes nga rrëshqitjet në zonat ku ka ujë apo zonat me gurë

-Duhet të jeni të hidratuara gjatë gjithë kohës

-Nuk duhet të qëndroni gjithë ditën në diell (sidomos gjatë orëve më të nxehta) dhe duhet të pushoni herë pas here në ambjente të freskëta

-Duhet të konsumoni ushqim të sigurtë në vende me higjenë të lartë.