
23 Mar po planifikoni një shtatzëni
Nëse po planifikoni një shtatzëni duhet të përgatiteni fizikisht dhe psikologjikisht.
Disa nga këshillat tona paraprake janë:
– Relaksohuni dhe përpiquni të reduktoni stresin sa më shumë të jetë e mundur
– Merrni acid folik, mungesa e tij shkakton probleme me formimin e tubit neural tek fetusi
– Ndaloni së konsumuari alkoolin dhe duhanin pasi të dyja nxisin probleme në formimin e fetusit
– Qëndroni të shëndetshëm duke konsumuar sa më pak ushqime të procesuara dhe përdorur një dietë të larmishme
– Nevojitet të kryeni aktivitet fizik që ju përshtatet me stilin e jetesës
Këshillohet gjithashtu që gjatë konsultës me mjekun gjinekolog të shprehni nëse mundet të keni eventualisht sëmundje si psh. diabeti, epilepsia, etj… duke bërë të mundur menaxhimin e tyre dhe një cikël shtatzënie të shëndetshme