06 Kor Polihydroamnioza
Një vëllim i shtuar i lëngut amniotik që rrethon fetusin njhet si fenomeni i ‘’polyhydroamnios’’ dhe ndodh në 2% të shtatzënive.
Shumica e rasteve janë të lehta dhe rezultojnë nga rritja graduale e lëngut amniotik gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë.
Në rastet më të rënda shfaqen shenja si: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje e abdomenit apo lindje e parakohshme.
Kjo konditë mund të evidentohet gjatë një testimi prenatal me mjekun gjinekolog.
Kur gjendja nuk është e rënduar, pacientja nuk duhet të shqetësohet pasi lëngjet e tepërta mund të largohet nëpërmjet amniocentezës terapeutike ose duke përdorur medikamente që mjeku gjinekolog i sheh të përshtatshme pa ndikuar në shëndetin e fetusit.polyhydroamnios’