POLIPEKTOMIA

POLIPEKTOMIA

Polipet uterine ose të njohura si polipet endometriale janë rritje qelizore beninje në mbështjelljen e brendshme të uterusit. Polipet zakonisht nuk janë kancerogjenë por disa mund të kthehen në kancer ose të shkaktojnë:
– Gjakderdhje jonormale
– Gjakderdhje post menopauzës
– Prolapse, pra kur polipi zhvendoset drejt qafës së mitrës dhe del jashtë uterusit
– Infertilitet

Më parë i vetmi trajtim ishte histerektomia. Tashmë me një ndërhyrje invazive minimale siç është POLIPEKTOMIA ENDOMETRIALE HISTEROSKOPIKE mund të largohen polipet uterine me një risk shumë më të vogël se sa metoda tradicionale.
Kjo metodë është shumë efikase dhe polipet nuk mund të krijohen më në të njëjtën zonë, gjithashtu rritet shkalla e fertilitetit tek gratë të cilat kanë vështirësi në konceptimin e një shtatzënie.

Për të kryer polipektominë pranë nesh, ju mund të kontaktoni në numrat tel.+355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.