
31 Kor Preeklapsia
Preeklampsia është një sëmundje që shfaqet gjatë shtatzënisë dhe ka simptomat e mëposhtme:
– Rritje të presionit të gjakut
– Eliminim të proteinave në urinë
– Fryrje të lokalizuara në kavilje dhe në gishtat e duarve
– Dhimbje koke
-Të përzjera
-Të vjella
– Çrregullime të pamjes
– Dhimbje barku
– Shtim në peshë
Kjo sëmundje shfaqet në 7% të grave që e kanë shtatzëninë e parë dhe shkon duke u zvogëluar në shtatzënitë e tjera. Është më e shpeshtë në gratë me hipertension paraekzistues, diabet mellitus apo me sëmundje të veshkave.
Shkaqet e preeklampsisë nuk janë akoma të qarta prandaj monitorimi i vazhdueshëm i gjinekologut është i nevojshëm gjatë shtatzënisë për të kontrolluar shfaqjen e simptomave dhe kapjen e saj që në fazat fillestare.