02 Shk Presioni vaginal gjatë shtatzënisë
Gjatë shtatzënisë, shumë gra ndiejnë presion ose intensitet të shtuar rreth vaginës. Kjo është normale dhe mund të ndodhë në tremestrin e parë, të dytë ose të tretë. Disa mund të kenë një presion të vazhdueshëm në vaginë, ndërsa disa të tjera përjetojnë dhimbje përreth pelvisit.
Shkaqet më të shpeshta për shfaqjen e këtyre simptomave janë:
-Çlirimi i hormonit relaksinë, i cili shkakton tension në muskujt rreth vaginës.
-Dobësimi i dyshemesë së pelvisit.
-Rritja e peshës së fetusit me kalimin e kohës.
Në tremujorin e tretë ky presion shërben si sinjalizues se ka ardhur momenti i lindjes së bebit.