
29 Mar Problemet me gjumin në shtatzëni
Arsyeja e parë e problemeve me gjumin në shtatzëni është rritja në masë e fetusit, e cila e bën të vështirë për të gjetur një pozicion të rehatshëm.
Shpesh gratë e kanë të vështirë të ndryshojnë pozicionin dhe të flenë nga ana e majtë ashtu siç edhe mjekët rekomandojnë.
Por ka edhe asye të tjera të cilat mund të ndikojnë në një praktikë jo të mirë të gjumit:
– Nevoja për të urinuar shpesh
– Rritjet e rrahjes së zemrës
– Vështirësi në frymëmarrje
– Dhimbjet e shpinës dhe kyçeve
– Refluksi
– Shpesh herë gratë ankohen për ëndrrat të cilat bëhën më të prekshme
– Stresi
Këshillohet që gjatë ditës të kryhen dremitje të shkurtra 30-60 minuteshe për të rikuperuar gjumin e humbur gjatë natës.