PROLAKTINA

PROLAKTINA

Testi i prolaktinës (PRL) mat sasinë e hormonit të prolaktinës në gjak. Hormoni prodhohet nga gjendra e hipofizës në tru.
Kur gruaja është shtatzënë, nivelet e prolaktinës rriten në mënyrë që të prodhohet qumështi i gjirit. Por është e mundur që të gjenden nivele të rritura edhe tek gratë joshtatzëna apo tek meshkujt.

Mjeku rekomandon testin e prolaktinës tek gratë në rastet kur ka:
-Perioda jo të rregullta
-Infertilitet
-Qumësht gjiri edhe kur gruaja nuk është shtatzënë
Tek meshkujt rekomandohet kur:
-Ka dëshirë të ulët seksuale
-Vështirësi në ereksion
-Rritje të gjirit

Tek femrat joshtatzëna, prolaktina ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual, ndërsa tek meshkujt ndikon në prodhimin e spermatozoidëve. Sasia e rritur e PRL-së mund të çojë në infertiltet në të dyja gjinitë duke ndikuar në hormonet seksuale si estrogjeni dhe testosteroni.
Diagnostikimi realizohet nëpërmjet dozimit në gjak të PRL, në gjendjen esëll dhe të qetësuar pasi stresi rrit sasinë e prolaktinës në gjak.