PROTEINAT GJATË SHTATZËNISË

PROTEINAT GJATË SHTATZËNISË

Gjatë shtatzënisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji, trupi i nënës ka kërkesa më të larta për proteina.

Proteinat janë të domosdoshme për të përballuar ndryshimet që pëson organizmi i nënës dhe nevojat e fëmijës në rritje.
Nuk është e rëndësishme të shtohet vetëm sasia e proteinave, por është e nevojshme që ushqimet që konsumohen të jenë të shumëllojshme për të siguruar gjithashtu një varietet të vitaminave dhe kriprave minerale.
Krahas proteinave që merren nga mishi, peshku dhe veza, proteinat gjenden në sasi të larta dhe në produkte me origjinë bimore si arrat, lajthitë, bajamet, fasulet dhe thjerrzat.