Pse qajnë bebet ?

Pse qajnë bebet ?

Bebet janë totalisht të varura nga nëna dhe nga babai, por veçanërisht nga nëna përsa kohë ushqehen me gji. E qara është mënyra e tyre e vetme e komunikimit. Ata qajnë për të treguar nevojat e tyre ose për të kërkuar vëmendje dhe përkujdesje.

Qajnë sepse janë të uritur, ju dhemb barku, kanë ftohtë ose nxehtë, nuk ndjehen mirë, janë të lodhur, duan të flejnë, duan të mbahen në krahë, duhet të ndërohen apo duan të përkëdhelen.

Mund të duket mision i vështirë për ti bërë ata të pushojnë, nuk është aspak e lehtë dhe prindit mund ti duhet që të kontrollojnë të gjitha nevojat e bebit para se ta pushojë së qarin duke e përkundur në krahë. Megjithatë marrdhënia që vendoset në këtë fazë midis bebit dhe prindërve shpërblehet në fund me shumë dashuri nga të dyja palët.