Pse shtatzënia zgjat 9 muaj ?

Pse shtatzënia zgjat 9 muaj ?

Tek ne, humanët, bebet lindin shumë të dobëta dhe e kanë të domosdoshëm kujdesin prindëror. Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh një përgjigje se përse kohëzgjatja e shtatzënisë nuk është më e gjatë në mënyrë që bebet të lindin më të zhvilluara.

Prej kohësh mendohej se, në qoftë se fëmija do të kalonte më shumë kohë në barkun e nënës, truri i tij do të zhvillohej dhe koka do të rritej aq shumë sa do të bëhej e pamundur që të kalonte nëpër kanalin e lindjes pa u dëmtuar.

Së fundmi është zbuluar se problemi nuk është vetëm ky. Ekziston në fakt një limit në numrin e kalorive që trupi ynë mund të djegë çdo ditë. Gjatë shtatzënisë, gratë shpenzojnë gjithnjë e më tepër energji sa më shumë që rritet fëmija.

Drejt fundit të shtatzënisë kërkesat e fëmijës kanë arritur kulmin ndërkohë që nëna arrin limitin e energjive që mund të shpenzojë, kështu që lindja në këtë moment është e domosdoshme për mirëqënien e të dyve.