Puçrat dhe cikli menstrual

Puçrat dhe cikli menstrual

Hormonet kanë një ndikim të madh në lëkurë. Ndryshimet në përqëndrimin e tyre janë përgjegjës për shfaqjen e puçrave kur afrohen periodat.

Ja sesi ndikon secili prej hormoneve në këtë dukuri:

Progresteroni prodhohet në nivele të larta në mes të ciklit dhe stimulon prodhimin e yndyrës në lëkurë. Yndyra së bashku me poret e bllokuara krijojnë kushte të favorshme për shtimin e baktereve dhe fillesën e puçrave.

Prodhimi i testosteronit  nuk ndryshon gjatë  ciklit menstrual, por nivelet e estrogjenit dhe progresteronit ulen kur afrohen menstruacionet. Kjo bën që testosteroni të jetë në sasi më të larta në këtë  periudhë sesa hormonet femërore, duke ndihmuar aktivizimin e puçrave.

Nuk duhet të shqetsoheni tepër për këtë dukuri. Me çka mund të ndihmoni është një higjenë e mirë e fytyrës dhe një dietë e shëndetshme.