
11 Kor QAFA E MITRËS GJATË SHTATZËNISË
Qafa e mitrës është pjesa cilindrike që lidh mitrën me vaginën.
Para shtatzënisë, qafa e mitrës është e gjatë rreth 3-5 centimetra dhe gjatë shtatzënisë shkurtohet, bëhet më e butë për të bërë të mundur lindjen.
Disa gra kanë qafën e mitrës më të shkurtër. Kur është më pak se 25 milimetra në gjatësi gjatë shtatzënisë në javën e 18–24-të, ajo rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe humbje të shtatzënisë.
Simptomat zakonisht shfaqen midis javës së 14-të dhe të 20-të të shtatzënisë dhe përfshijnë:
-Dhimbje shpine
-Presion në zonën e pelvisit
-Dhimbje barku
-Ndryshimi i vëllimit, ngjyrës dhe qëndrueshmërisë së sekrecioneve vaginale
-Gjakderdhje
-Kontraksione
Gjinekologu mund të masë gjatësinë e qafës së mitrës me anë të ekos me ultratinguj.