03 Sht Qeni dhe nëna shtatzënë
Qenushat nuk janë vetëm miq të mirë që të sjellin lumturi por ata kanë aftësi të ndjejnë aroma, të kuptojnë sjelljen njerëzore dhe gjuhën e trupit.
Gjithashtu ata mund të ndjejë edhe ndryshimet hormonale falë 220 milion receptorëve që kanë për nuhatjen e aromave. Kur gruaja është shtatzënë ndryshimet në hormone si estrogjeni, progesteroni, prolaktina, relaksina dhe oksitocina ndikojnë në aromën e trupit.
Sistemi i dëgjimit është i zhvilluar dhe qenushi mund të dëgjojë rreth tremujorit të dytë rrahjet e zemrës së të voglit që po rritet në bark.