17 Gus Qumështi dhe nënproduktet e tij në shtatzëni
Nënproduktet e qumështit përbëjnë një pjesë të rëndësishme të dietës ushqimore në shtatzëni.
Mesatarisht një grua shtatzënë ka nevojë për rreth 1200 mg kalçium.
Sugjerimet e mëposhtme mbartin 300 mg kalçium:
– 1 filxhan qumësht (250 ml)
– 200 gram kos
– 30 gram djathë
Nën produktet e qumështit janë të pasura me kalçium, proteina dhe vitaminën D të cilat janë të domosdoshme për rritjen e fetusit. Konsumimi i qumështit redukton një sërë komplikimesh si për shëmbull lindjen premature. Sipas studimeve, fëmijët e nënave që kanë konsumuar sasi të mjaftueshme bulmeti gjatë shtatzënisë kanë rritje shumë të mirë të skeletit, nivele të qëndrueshme të insulinës dhe në përgjithësi shëndet më të mirë.