Reagimet e trupit gjatë shtatzënisë

Reagimet e trupit gjatë shtatzënisë

Nëse jeni duke kryer aktivitet fizik dhe jeni shtatzënë është e rëndësishme të dëgjoni sinjalet që ju dërgon trupi.

Rekomandohet të ndaloni stërvitjen nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
✅ Dhimbje gjoksi.
✅ Dhimbje koke që nuk lehtësohet nga pushimi.
✅ Dhimbje barku, dhimbje legeni ose kontraktime të vazhdueshme.
✅ Ndjeheni të dobët, keni të përziera, ose debulesë.
✅ Gjakderdhje vaginale.
✅ Vini re një rrahje zemre të çrregullt ose shumë të shpejtë.
✅ Keni vështirësi në ecje.
✅ Keni dobësi muskulare.
✅ Ënjtje të papritur në duar, kyçe, ose fytyrë.

Ju mund të dëshironi të ktheheni në rutinën tuaj të stërvitjes, por është gjithmonë e rekomandueshme të flisni me mjekun tuaj obstetër.