Refleksi Moro

Refleksi Moro

Refleksi Moro shfaqet tek fëmija pas lindjes dhe zakonisht largohet rreth muajit të 4-5-të jetës.

Sipas mjekëve ky fenomen shfaqet si pasojë e një ndjesie të papritur tek fëmija si për shembull:

  • i duket sikur është duke rënë
  • nga një ëndërr
  • nga një tështimë
  • nga një zhurmë e papritur

Në këtë moment do të shikoni fëmijën që i ka sytë mjaft të hapur, krahët e tendosur, pëllëmbët e duarve të hapura si edhe gishtat të kthyera nga brenda.

Duke pasur parasysh se sistemi nervor i foshnjës është duke u zhvilluar, ky refleks i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës, është një instikt mbijetese.