01 Mar Refluksi gjatë shtatzënisë
Refluksi ndodh shpesh gjatë shtatzënisë. Ndryshimi hormonal që përjeton gruaja gjatë kësaj periudhe ndikon në valvulën që lidh ezofagun me stomakun duke e relaksuar dhe qëndruar joplotësisht e mbyllur.
Kjo lejon lëngun acid të stomakut të zhvendoset në ezofag dhe të japë ndjesinë e djegies.
Por një faktor tjetër që ndikon në refluks është rritja e uterusit i cili ushtron presion në stomak.
Për të ulur shpeshtin e refluxit këshillohet të:
-Konsumohet ushqim shpesh dhe në sasi të ulët
-Ulet pirja e kafesë
-Mbahet një pozicion koke pak më lartë se trupi kur bini për të fjetur
-Mos konsumohen ushqime me aciditet të lartë dhe pikante