Rënia e nivelit të estrogjenit

Rënia e nivelit të estrogjenit

Estrogjeni është një hormon i cili është përgjegjës për zhvillimin seksual gjatë pubertetit, për rritjen e shtresave uterine gjatë ciklit menstrual dhe në fillim të shtatzënisë dhe është i përfshirë në shëndetin e përgjithshëm tek femrat siç është pesha apo sensitiviteti ndaj insulinës.

Por nivelet e ulëta të estrogjenit i përjetojnë kryesisht vajzat të cilat nuk kanë hyrë ende në pubertet ose gratë në prag të menopauzës.

Simptomat më të shpeshta që tregojnë uljen e niveleve të estrogjenit tek gratë janë:

-Dhimbje gjatë marrdhënieve seksuale
-Rritje të infeksioneve të traktit urinar
-Perioda të çrregullta
-Ndryshime të humorit
-Afshe
-Dhimbje të gjoksit
-Dhimbje koke
-Depresion
-Vështirësi në përqëndrim
-Lodhje

Gjithashtu tek gratë të cilat kanë vlera të ulëta të estrogjenit vërehet edhe mundësi për fraktura pasi kockat humbasin dendësinë.