05 Nën Rhezusi dhe rreziku I imunizimit
Çdo grua duhet ta dijë grupin e saj të gjakut dhe Rhezusin. Kjo është akoma më e rëndësishme gjatë shtatzënisë.
Rhezus D është një proteinë në sipërfaqe të rruazave të kuqe të gjakut. Personat që e këtë proteinë janë Rhezus pozitivë. Rhezus + janë gati 85% e popullatës.
Gratë që janë Rhezus negativ me bebe me Rh+ duhet të bëjnë një gjilpërë, imunoglobulinën anti-D, në javën e 28-të dhe brenda 24 orësh pas lindjes.
Disa qeliza të fetusit mund të kalojnë në gjakun e nënës dhe në këtë mënyrë trupi i nënës mund të krijojë antitrupa që luftojnë qelizat e bebit.