28 Shk Roli I disa ushqimeve tek meshkujt
Një dietë e pasur në fruta, perime, peshk dhe drithra është një nga mënyrat më ta mira për të përmirsuar cilësinë e spermës.
Ja disa nga këto ushqime dhe si ndikojnë ato:
- Midhjet dhe farat e kungullit ndihmojnë në prodhimin e spermës duke luftuar defiçencat e zinkut në organizëm si një nga shkaktarët kryesorë të infertilitetit.
- Çokollata e zezë dhe shega, të pasura me antioksidantë, luftojnë radikalet e lira të gjendura në toksina që shkaktojnë infertilitet.
- Hudhra rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale dhe përmirëson lëvizshmërinë e spermës.
- Bananet,të pasura me vitaminat C, A dhe B1, përmirësojnë aftësinë e organizmit për të prodhuar spermë.
- Brokoli, spinaqi, kajsitë, të pasura me vitaminën A, luftojnë defiçencën e kësaj vitamine në organizëm, e cila shkakton lëvizshmëri të ulët të spermës.
- Arrat dhe salmoni, të pasura me Omega-3, rrisin qarkullimin e gjakut në organet gjenitale dhe përqëndrimin e spermës.
- Xhinxheri nxit rritjen e niveleve të testosteronit dhe është një afrodiziak natyror.