ROLI I HORMONEVE TË TIROIDES NË SHTATZËNI

ROLI I HORMONEVE TË TIROIDES NË SHTATZËNI

Hormonet e tiroides janë thelbësore për një zhvillim normal të trurit dhe sistemit nervor tek fetusi. Gjatë trimestrit të parë, bebi furnizohet me këto hormone nëpërmjet tiroides së nënës që depërtojnë placentën.

Tiroidja e fetusit fillon të prodhojë hormone rreth javës së 12-të por sasia e mjaftueshme arrihet në javën e 20-të të shtatzënisë.
Dy hormone të lidhura me shtatzëninë siç janë estrogjeni dhe Hcg (human chorionic gonadotropin) rrisin vlerat e hormoneve të tiroides në gjak, kështu gjatë shtatzënisë rritet edhe gjëndra e tiroides për të përmbushur kërkesat e fetusit.

Gjatë ndjekjes së shtatzënisë maten edhe vlerat e hormonit TSH sepse vlerat e rritura pertej normës mund të çojnë në probleme për fetusin dhe gruan shtatzënë.

Në qoftë se dëshironi të ndiqni shtatzëninë ju mirëpresim pranë Klinikës tonë. Ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.