03 Shk Roli I tiroides në sistemin riprodhues
Çrregullimet e tiroides shpesh shkaktojnë mosfunksionim të gjëndrave seksuale, i cili mund të çojë në:
-Keqfunksionim të vezoreve.
-Zhvillim seksual prematur ose të vonshëm.
-Formim të cisteve në vezore.
-Rënie të sintezës së hormoneve seksuale femërore.
-Çrregullime të ciklit menstrual ose mungesë të ovulimit.
-Rritje të prodhimit së prolaktinës e cila çon në infertilitet.
Në rastet kur planifikohet një shtatzëni është e rëndësishme që, veçanërisht në pacientet që kanë çrregullime të lidhura me tiroiden, të monitorohen nivelet e hormoneve T4,T3 dhe TSH të prodhuara nga gjendra e hipofizës.