Roli I ujit në shtatzëni

Roli I ujit në shtatzëni

Gjatë shtatzënisë, trupi mbështetet tek uji për funksionimin e tij dhe sasia e pakët ndikon negativisht në zhvillimin fetal. Në fazat e para të shtatzënisë, vëllimi i gjakut rritet për të furnizuar bebin dhe placentën. Uji përbën përqindjen më të madhe të plazmës. Lëngu amniotik gjithashtu përbëhet nga uji që nëna konsumon. Simptomat e të përzierave në mëngjes mund të bëhen më të shpeshta dhe të pëkeqësohen kur gruaja është e dehidratuar.