Rreth 10-15% e çifteve përjetojnë probleme të infertilitetit në një moment të jetës së tyre.

Rreth 10-15% e çifteve përjetojnë probleme të infertilitetit në një moment të jetës së tyre.

Një pjesë e mirë e çifteve gjatë momentit të planifikimit familjar hasin me një problem mjaft serioz, infertiliteti bashkëshortor.

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të konceptuar një shtatzëni, pavarësisht marrëdhënieve seksuale të rregullta bashkëshortore për të paktën një vit rresht. Të dhënat që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thonë se rreth 10 – 15 % e çifteve vuajnë sot nga infertiliteti.

Nëse edhe pas një viti të marrëdhënieve të rregullta seksuale çifti nuk arrin të realizojë shtatzëninë, ata duhet të kontaktojnë mjekun me qëllim të vendosjes së diagnozës.

Ekzaminimi i të dy partnerëve është i domosdoshëm. Është e detyrueshme të bëhet diagnostikimi i burrit dhe gruas për shkak të një përqindje në rritje të sterilitetit të dyanshëm.

Pas përfundimit të ekzaminimit të plotë, koordinohet terapia për të dy partnerët.

Transferta e embrioneve konsiston në vendosjen e tyre në mitrën e gruas pasi kanë qëndruar në inkubator deri në ditën e 5-të të zhvillimit. Transferimi në uterus duhet të jetë shumë i saktë dhe për këtë gjatë procedurës përdoret ekografia.
Përdorimi i teknikave in vitro është një mundësi e mirë për të arritur një shtatzëni në çiftet të cilat përballen me:
-Bllokim ose dëmtim të tubave të fallopit
-Çrregullim të ovulacionit
-Endometriozën
-Fibroidet uterine
-Lëvizshmëri e ulët ose morfologjia e lartë anormale e spermatozoidëve
Oksitocina është hormon i cili sekretohet nga truri i gruas gjatë shtatzënisë dhe nxit procesin e lindjes, rregullon ritmin gjatë lindjes dhe lehtëson laktacionin.
Kur gruaja është bërë gati për të lindur, niveli i oksitocinës në gjak rritet dhe menjëherë prodhohen edhe kontraktimet e muskulit uterin. Gjithsesi disa gra kanë nevojë për oksitocinë të sintetizuar për të rregulluar ritmin e kontraksioneve dhe prandaj kryhet edhe injeksioni me këtë hormon.