06 Sht Rrezik aborti
Në varësi të shkakut që shton rrezikun e abortit rekomandohet dhe zgjidhja.
- Për paaftësi të qafës të mitrës për të mbajtur barren, rekomandohet të bëhet qepja e saj në tremujorin e dytë ose të vendoset një unazë silikoni, për të mos lejuar hapjen.
- Kur ka anomali të mitrës si për shëmbull septum, rekomandohet prerja e tij, për të krijuar një hapësirë më të madhe brenda mitrës.
- Kur ka infeksion , atëhere mund të jepet një trajtim me antibiotikë për të parandaluar abortin.
- Kur ka probleme të lidhura me faktorët e koagulimit të gjakut, jepen antikoagulantë.
- Kur nuk është e mundur të gjendet një shkak, jepen medikamente që qetësojnë tkurrjet e mitrës.