06 Shk Rreziku I trasmetimit të hiv/aids nga nëna mbartëse tek fëmija
Transmetimi i HIV nga gruaja mbartëse tek fëmija gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji quhet ndryshe transmetimi perinatal i HIV.
Rrisku që bebi të lindë me HIV është më i ulët kur:
-Detektohet herët në shtatzëni ose përpara se gruaja të ngelë shtatzënë.
-Merren mjekime të posaçme.
-Planifikohet lindje çezariane në disa raste.
Parandalimi i transmetimit konsiston në:
-Marrjen e pilulave gjatë shtatzënisë të cilat nuk ndikojnë në zhvillimin e fetusit.
-Fëmijët e lindur nga nëna mbartëse marrin mjekime kundër HIV për 4-6 javë pas lindjes.
-Fëmija ushqehet me qumësht të gatshëm dhe jo qumësht gjiri.
Disa gra shtatzëna me HIV/AIDS mund të mos e dinë që e mbartin atë. Prandaj është e rëndësishme që të gjitha gratë shtatzëna ose që planifikojnë të mbesin shtatzënë të bëjnë analizat për testet infektive sa më parë të jetë e mundur.