02 Sht Ruajtja e materialit seminal në pacientët me kancer
Disa trajtime kundër kancerit mund të ndikojnë gjithashtu në fertilitetin e pacientit.
Këto efekte mund të jenë të përhershme ose të përkohshme duke ndikuar në mundësinë për të prodhuar spermatozoidë në testikuj apo praninë e tyre në ejakulim.
Pas kemioterapisë, sasia e spermatozoidëve në ejakulat varet nga faktorë të ndryshëm si cilësia e materialit seminal para trajtimit apo ashpërsia e trajtimit.
Materiali seminal i shëndetshëm i mbledhur përpara trajtimeve kemioterapeutike, mundet të ruhet nëpërmjet kriokonservimit dhe mund të përdoret më vonë për të realizuar shtatzëninë e dëshiruar.
Nëse jeni të interesuar të ruani materialin seminal ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.