Ruajtja e raportit brenda çiftit

Ruajtja e raportit brenda çiftit

Ndryshimet e vrullshme gjatë shtatzënisë sjellin konflikte jo të pakta midis partnerëve. Mirëkuptimi dhe toleranca reciproke ndihmojnë për të përballuar këto çaste të vështira.

Prandaj është e rëndësishme:

– Ti jepni ndihmë njëri-tjetrit: Dialogu i vazhdueshëm dhe momentet e ndara sëbashku mundësojnë kapërcimin e frikës dhe ankthit.

– Të shprehni dashurinë: Një përqafim i ngrohtë të jep siguri dhe mundësinë për të treguar afrimitet dhe mbështetje edhe kur marrëdhenia seksuale nuk funksionon si më parë.

Nuk është e rrallë që aktiviteti seksual gjatë shtatzënisë të bjerë. E rëndësishme është që kjo të mos shërbejë për rritjen e tensioneve midis dy partnerëve. Nëse përmasat e barkut krijojnë vështirësi, mund të gjeni pozicione më komode ose të evitoni raportet penetruese.  Duhet të gjeni kohë për të qënë bashkë dhe të kuptoni çastet magjike që ju bashkojnë në një familje të vetme.