Sa është mundësia për të mbetur shtatzënë pas një raporti seksual të pambrojtur ?

Sa është mundësia për të mbetur shtatzënë pas një raporti seksual të pambrojtur ?

Një raport në periudhën riprodhuese  që përkon me  ditët e ovulacionit  (çlirimin e një veze të pjekur) dhe kur çifti nuk ka probleme të sterilitetit, ka probabilitet  16% për të arritur një shtatzëni.

Në periudha të tjera të ciklit menstrual, larg ditëve të ovulacionit këto  shifra ulen mjaft, pasi spermatozoidet  jetojnë  në vaginë për rreth 3 ditë, ndërsa veza jeton vetëm 24 orë.

Duhet patur parasysh gjithashtu fakti që ovulacioni jo gjithmonë ndodh në mes të ciklit.

Një test shtatzënie mund të kryhet mesatarisht pas 14 ditësh nga ovulacioni ose në periudhën kur priten  menstruacionet e rradhës. Parimi i këtij testi është të masë praninë e hormonit të shtatzanisë HCG.

Nëqoftëse një test i shpejtë në kushtet e shtëpisë nuk është i mjaftueshëm për të konfirmuar shtatzëninë mund të ndiqet nga një test b-HCG-je në gjak.