Sa kohë duhet të qendroj bebi im para ekranit?

Sa kohë duhet të qendroj bebi im para ekranit?

Foshnjat dhe të vegjlit mësojnë kur të rriturit ndërveprojnë me ta, krahas kohës së qëndrimit para ekranit.

Përmbajtja dhe aktivitetet e ekranit të përshtatshme për moshën nxisin zhvillimin e fëmijës por për të vegjlit e moshës 18 deri në 24 muaj, nuk sugjerohet që të qëndrojnë më shumë se 45 minuta ndërsa për fëmijët dy deri në pesë vjeç, një deri në dy orë në ditë.

Edhe pse është e vështirë, duhet që të përcaktoni një kufi kohor të qartë lidhur me kohën që fëmijët tuaj duhet të kalojnë përpara ekranit.

Koha e tepërt përpara ekranit mund të shkaktojë:
⦁ Obezitet;
⦁ Çrregullime të gjumit;
⦁ Probleme me sjelljen;
⦁ Mungesë të aftësive sociale;
⦁ Vonesa në zhvillimin gjuhësor.