04 Jan Sa kohë pas lindjes fillon të stabilizohet cikli menstrual ?
Pas lindjes hormonet femërore do të fillojnë të stabilizohen dhe të përgatisin lirimin e një veze të re. Se kur do të ndodhë kjo mund të thuhet vetëm me përafërsi, pasi trupi i gjithësecilës dhe rrethanat janë të ndryshme.
Për shëmbull tek nënat që i ushqejnë fëmijët vetëm me gji vonohet ardhja e ciklit deri në 6 muaj. Në të kundërt, në qoftë se përdoret formula për të ushqyer fëmijën dhe jo qumështi i gjirit, menstruacionet fillojnë një deri në tre muaj pas lindjes së fëmijës.
Meqënëse lirimi i vezës paraprin menstruacionet ekziston mundësia për një shtatzëni të re ndërkohë që gruaja nuk e ka kuptuar që cikli i saj menstrual i është rikthyer normalitetit pasi nuk i kanë ardhur ende periodat.