
17 Tet Sa kohë pas raportit seksual të pambrojtur ndodh shtatzënia ?
Si fillim supozojmë që bëhet fjalë për rastin kur raporti seksual ka ndodhur në një nga ditët kur femra është më fertile, pra në ditët e ovulacionit.
Pas raportit, spermës mund ti duhen deri 4 ditë që të arrijë vezën në gjatësinë e gypave të Falopit.
Nga ana tjetër pasi janë bashkuar spermatozoidi dhe veza, embrioni duhet të zbresi në mitër dhe të implantohet, kjo mund të kërkojë deri në 7 ditë.
Pra shtatzënia nuk është e thënë të ndodhë “direkt” pas raportit seksual.
Pas marrjes së rezultatit pozitiv nëpërmjet një testi HCG, të bërë në shtëpi ose në laborator është mirë të vizitoheni me një mjek për të kryer disa kontrolle dhe për të marrë këshillat e para të nevojshme.