29 Maj SASI E SHTUAR E LËNGUT AMNIOTIK
Një vëllim i shtuar i lëngut amniotik që rrethon fetusin njhet si fenomeni i ‘’polyhydroamnios’’. Kjo gjendje shkaktohet nga diabeti gestacional, pesha e madhe e fetusit, shtatzënia multiple apo prania e një defekti tek fetusi në zhvillim.
Simptomat përfshijnë:
- Rritjen e uterusit shumë shpejt dhe kontraktime të shpeshta
- Ndjesi e parehatshme në zonën e abdomenit
- Vështirësi në frymëmarrje.
Kjo konditë mund të evidentohet gjatë një testimi prenatal me mjekun gjinekolog.
Kur gjendja nuk është e rënduar, pacientja nuk duhet të shqetësohet pasi lëngjet e tepërta mund të largohet nëpërmjet amniocentezës terapeutike ose duke përdorur medikamente që mjeku gjinekolog i sheh të përshtatshme pa ndikuar në mirëqënien e fetusit.