03 Sht Shalqi në shtatzëni
Shalqiri është një frut i cili ofron shumë përfitime gjatë shtatzënisë. Këto përfitime fillojnë që nga reduktimi i enjtjes deri në reduktimin e të përzierave në mëngjes dhe cilësi më të mirë të lëkurës.
Shalqiri është burim karbohidratesh, vitaminash dhe mineralesh. Ai përmban rreth 91% ujë duke e bërë atë një frut që siguron hidratim.
Gratë të cilat vuajnë nga diabeti gjestacional këshillohet ta konsumojnë në sasi të reduktuar.
Shalqiri është i pasur në lutein dhe likopene, dy lloje antioksidantësh që mbrojnë trupin nga sëmundjet.
Disa studime tregojnë së këto antioksidantë, përveçse ndihmojnë në mirëqënien e trurit dhe zemrës, ulin shanset për lindje të parakohshme.