SHENJAT QË PARALAJMËROJNË LINDJEN

SHENJAT QË PARALAJMËROJNË LINDJEN

Gratë shtatzëna janë kureshtare të dinë se si do të kuptojnë se ka ardhur momenti i lindjes. Disa nga shenjat që njoftojnë se ka filluar aktiviteti i lindjes janë:

-Bebi tashmë ka zbritur në pelvis duke marrë pozicionin e nevojshëm për të dalë. Pozicionimi ka filluar dy deri në katër javë përpara momentit të lindjes
-Cerviksi fillon të zgjerohet dhe shkurtohet
-Dhimbjet e shpinës bëhen më intensive
-Muskujt tendosen në përgatitje të lindjes dhe kyçet ndjehen më të ngurtësuara duke i bërë lëvizjet më të ngadalta tek gruaja
-Muskujt e rektumit gjithashtu tendosen duke nxitur diarrenë.
-Kontraksionet bëhen më të forta, të shpeshta dhe me ritme të rregullta
-Plasja e membranave apo siç njihet plasja e ujrave.