02 Maj Shërbimet gjinekologjike
Vajzat dhe gratë mund të gjejë pranë Klinikës Gliozheni mbështetjen e nevojshme gjatë çdo faze të jetës së tyre duke filluar nga puberteti, adoleshenca, lindja e fëmijëve dhe jeta riprodhuese, menopauza dhe postmenopauza.
Ne ju ofrojmë shërbim të kualifikuar nga një staf profesional, të cilët asistohen nga aparatura moderne. Secila nga fazat e mësipërme ka problemet e saj specifike prandaj meriton vëmendjen e duhur dhe ndjekjen e personalizuar.
Në këtë kuadër ne ju vijmë në ndihmë me shërbimet e mëposhtme:
- EKOGRAFI
- VIZITA DHE KONSULTA GJINEKOLOGJIKE
- KONTRACEPSION
- TRAJTIM PËR SST OSE PROBLEME ENDOKRINO-GJINEKOLOGJIKE
- NDJEKJE GJATË MENOPAUZËS
- PAP TEST
- BIOPSI
- HISTEROSKOPI