Shërbimet obstetrike

Shërbimet obstetrike

Gjatë shtatzënisë ndodhin ndryshime fizike dhe psikologjike, që lidhen me gjëndjen e re të organizmit, me stresin, përgjegjësinë dhe ankthin për beben që do të lindë.

Ekipi i klinikës tonë do t’ju sqarojë me kompetencë për çdo pyetje apo paqartësi që keni dhe do t’ju ofrojë një mbështetje profesionale për çdo nevojë tuajën, në mënyrë që shtatzënia (qoftë kjo natyrale apo me FIV) të kalojë sa më mirë të jetë e mundur.

Në këtë kuadër Klinika ofron:

  • NDJEKJE TË SHTATZËNISË
  • EKOGRAFI OBSTETRIKALE, MORFOLOGJIKE 3D DHE 4D
  • VLERËSIMIN E RRISKUT PËR ANOMALI FETALE
  •     (BI-TEST,  TRIPLE-TESTIT & NIPT)
  • AMNIOCENTEZË
  • REDUKTIMIN EMBRIONAL NË SHTATZËNITË MULTIPLE