Shërbimi dentar në shtatzëni

Shërbimi dentar në shtatzëni

Tek disa gra gjatë shtatzënisë vërehet se gingivat skuqen dhe fryhen.

Mishrat e dhëmbëve të gjakosura shkaktohen nga higjena e ulët orale dhe formimi i pllakëzave.

Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të bëjnë dhëmbët më të ndjeshëm ndaj gurëzave duke nxitur inflamacion dhe gjakderdhje. Kjo quhet gingivitis gjatë shtatzënisë.

Kjo gjendje mund të trajtohet që në fazat e hershme tek dentisti por duhet gjithashtu që ai të jetë i informuar për faktin që gruaja është shtatzënë.