SHËRBIMI I GJINEKOLOGJISË

SHËRBIMI I GJINEKOLOGJISË

Ne vlerësojmë rëndësinë e madhe që ka shëndeti seksual dhe riprodhues i gruas për jetën e saj. Ky shëndet nuk ka të bëjë vetëm me mirëqënien e përditshme të gruas, por me çdo fazë të jetës së saj, duke filluar nga puberteti, adoleshenca, lindja e fëmijëve dhe jeta riprodhuese, menopauza dhe postmenopauza. Secila prej këtyre periudhave të jetës së gruas ka problemet specifike të saj dhe klinika jonë ju siguron një shërbim të kualifikuar profesional si dhe aparatura bashkëkohore për diagnozën e këtyre patologjive.

Ne ofrojmë:

– Ekografi gjinekologjike

– Vizita dhe konsulta gjinekologjike; Kontracepsion, sëmundje seksualisht të trasmetueshme, menopauzë dhe probleme endokrino-gjinekologjike.

-Pap test

-Biopsi