SHIKIMI I BEBES

SHIKIMI I BEBES

Një bebe e sapolindur mund të shohë 20 deri në 30 cm largësi, një largësi e mjaftueshme që bebi të shikojë figurat më të dashura si atë të nënës dhe të babait.

Në distancë më të largët të sapolindurit mund të shohin vetëm hije pasi shikimi i tyre ende nuk është i zhvilluar mjaftueshëm.

Sytë e bebit janë të ndjeshëm ndaj dritës, kjo do të thotë që ata priren ti hapin sytë në ambjente të errëta.

Ndonjëherë sytë e fëmijës mund të kryqëzohen, por kjo nuk është diçka për tu shqetësuar dhe mund të ndodhë deri sa shikimi të përmirësohet dhe muskujt e syve të forcohen.