18 Jan Shkrija e embrioneve
Në këto video të shkurtra tregohen momente nga puna në laboratorin e fekondimit in vitro.
Shkrirja e embrioneve në një farë mënyre është “rikthimi i tyre në jetë”. Për sa kohë qëndrojnë në ruajtje në azot të lëngët, qelizat i ndalojnë proçeset metabolike.
Embrionet ruhen në paisje të quajtura cryotop dhe terrene specifike mundësojnë kalimin e tyre në gjendjen aktive dhe rritjen e mëtejshme.
Arsyet pse embrionet ngrihen dhe transferohen në një moment të dytë, mund të jenë:
– Krijimi i një numri të lartë embrionesh dhe pjesa që “tepron” mbahet si një mundësi për të tentuar një tjetër shtatzëni.
– Embrionet i nënshtrohen analizave gjenetike, kështu që derisa të dalin rezultatet e biopsisë embrionale ato qëndrojnë në azot të lëngët.
– Arsye mjekësore si për shëmbull: Rreziku i Hiperstimulimit Ovarian etj.