Shqetësime gjatë shtatzënisë

Shqetësime gjatë shtatzënisë

Gratë shtatzëna kanë një vëllim të shtuar të gjakut prandaj ato përjetojnë më shpesh se zakonisht dukuri si gjakderdhje nga hundët apo mishra të dhëmbëve të gjakosura.

Ky vëllim i shtuar i gjakut gjatë shtatzënisë vjen si nevojë për të pasur më shumë qeliza të kuqe të gjakut të cilat duhet të transportojnë një sasi më të lartë oksigjeni se normalisht. Përvec numrit të qelizave të kuqe të gjakut rritet edhe vëllimi i plazmës (pjesa fluide e gjakut) për të përballuar rritje të nevojës për gjak në organe si lëkura dhe veshkat.

Duke folur për rritjen e vëllimit të gjakut, a e dinit se dhe zemra rritet gjatë shtatzënisë ? Ajo punon më fort dhe pompon më shumë gjak për bebin që është duke u rritur.

Nëqoftëse ju del gjak nga hundët atëhere veproni si më poshtë:

  • Uluni dhe përkuleni pak kokën prapa duke e mbajtur po lart.
  • Me ndihmën e gishtit të madh dhe atij tregues shtrëngoni kërcin e hundës.
  • Merrni frymë me gojë për rreth10-15 minuta dhe vazhdoni ta mbani majën e hundës të shtrënguar.
  • Vendosni akull për të ngushtuar enët e gjakut dhe për të ngadalësuar gjakderdhjen.

Kujdes ! Mos u shtrini dhe mos e përkulni kokën mbrapa pasi mund të kapërdini gjak dhe kjo mund tju shkaktojë të përzjera ose aksidentalisht gjaku mund të kalojë në mushkëri.