01 Pri SHTATZËNË DHE INTOLERANTE NDAJ LAKTOZËS
Te gratë intolerante ndaj laktozës trupi nuk prodhon mjaftueshëm laktazë për të tretur laktozën, e cila gjendet kryesisht në qumësht si qumështi i lopës, i dhisë dhe nënproduktet si kosi, djathi dhe akullorja.
Nga ana tjetër produktet e qumështit përbëjnë burimin kryesor për kalçiumin dhe vitaminën D.
Pavarsisht intolerancës është e rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë, të merren me patjetër në sasi të mjaftueshme vitamina D dhe kalçiumi.
Ekziston një numër ushqimesh që mund të konsumohen për të zëvendësuar mungesat e elementëve të mësipërm, si salmoni, bajamet, kale, brokoli, sardelet, fasulet dhe vezët. Ekspozimi në diell është një burim i mirë i vitaminës D.
Mund të jetë e nevojshme të merren suplemente veçanërisht gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë, megjithatë kjo duhet bërë nën këshillimin e gjinekologut.