Shtatzënë dhe lart mbi nivelin e detit

Shtatzënë dhe lart mbi nivelin e detit

Jeni shtatzënë dhe keni planifikuar të ngjiteni në mal?

Ideja është shumë e mirë por duhet të dini se sa më lart të shkoni aq më shumë do të pakësohet sasia e oksigjenit në dispozicionin tuaj. Po e njëjta gjë do të përjetohet edhe nga fëmija që rritet brenda jush, mungesa e oksigjenit i shkakton atij pasoja negative në rritje dhe zhvillim.

Për të qënë sa më të sigurta përpiquni të mos pushoni apo udhëtoni gjatë në lartësi mbi 2500m.

Duke qënë se gratë përgjigjen ndryshe ndaj rritjes së lartësisë në shtatzëni, kujdesuni që nëse ndjeni simptoma si marrje mëndsh apo dhimbje koke, të merrni masa të menjëhershme për të zbritur më poshtë.

Në rastin e grave që jetojnë në vende që janë shumë lart mbi nivelin e detit ndodh përshtatja si e nënës dhe e fëmijës me sasinë e oksigjenit që i rrethon, megjithatë ka një tendencë që fëmijët të lindin me peshë më të vogël dhe të kenë disa risqe të shtuara për komplikacione.